Sorry, no posts matched your criteria.

Zbulohet vendi i ceremonisë! Cristiano Ronaldo “çon” dasmën e tij aty ku do donte të çonte Kupën e Botës…

Pas propozimit për martesë në muajin gusht, më në fund është zbuluar edhe vendi se ku do të bëhet dasma e futbollistit Cristiano Ronaldo dhe të fejuarës së tij Georgina Rodriguez. Ceremonia pritet të mbahet në verën e vitit që vjen, menjëherë pas Kampionatit Botëror të futbollit të vitit 2026, të cilin portugezi ëndërron ta fitojë.

Sipas raportimit të “Jornal de Madeira”, Cristiano dhe Georgina kanë zgjedhur vendlindjen e futbollistit, qytetin e Madeiras për të bërë dasmën, ceremoni e cila do të kryhet sipas zakoneve të krishtera. Ceremonia do të nisë në Katedralen Funchal, ndërkohë që pritja e të ftuarve do të bëhet në një hotel luksoz. Vendndodhja e hotelit ka rëndësi të veçantë jo për luksin që ofron, por për afërsinë që ka nga 2 vende speciale për Ronaldon: spitali ku u lind futbollisti është vetëm 2.5 km larg, si dhe fusha e stërvitjes së Nacional de Madeira, skuadra në të cilën Cristiano u rrit si lojtar që është 5 km larg.

Një zgjedhje kjo që është parë si egoiste për Ronaldon nga ana e njerëzve në rrjetet sociale, por që me siguri ka gjetur edhe dakordësinë e Georginës.   

Kujtojmë se dyshja nisi të frekuentohet në vitin 2016, e që atëherë kanë konsoliduar marrëdhënien e tyre, në një familje me 5 fëmijë.

Në intervistën e dhënë së fundmi për Piers Morgan, futbollisti 40-vjeçar i Al Nassr u shpreh se nuk është një tip romantik, por gjithësesi i jep vlerën e duhur gjërave. Ai rrëfeu dhe momentin e propozimit që i bëri Georginës rreth orës 01:00 të natës: jo një gjest madhështor “për rrjete sociale”, por një gjest i thjeshtë dashurie i shndërruar në special edhe falë prezencës së 2 prej fëmijëve të tij.

Ishte Georgina ajo që bëri publik lajmin e bukur, pasi postoi foton e unazës në gisht, që sipas ekspertëve ka vlerën marramendëse të rreth 1.5 milionë eurove.

Një histori dashurie kjo e gjatë, e fortë edhe mbi thashethemet, që do të kurorëzohet pikërisht në 10-vjetorin e lindjes së saj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com