Zbulohet qyteti ku do të mbahet Eurovisioni i vitit 2026
Viena do të jetë qyteti mikpritës i Eurovision Song Contest 2026, njoftoi të mërkurën transmetuesi publik i Austrisë, ORF.
Finalja do të mbahet më 16 maj, ndërsa gjysmëfinalet janë planifikuar për 12 dhe 14 maj në Wiener Stadthalle, arenën më të madhe të brendshme të Austrisë.
Vendimi vjen pas fitores së JJ nga Austria në edicionin e këtij viti, i mbajtur në Bazel, Zvicër, me këngën “Wasted Love”. Austria siguroi të drejtën të presë Eurovision-in vitin e ardhshëm.
Wiener Stadthalle është hapur në vitin 1958 dhe ka një kapacitet prej 16,000 vende. Në të është organizuar Eurovision-in i vitit 2015 pas fitores së Conchita Wurst.
Viena do të sjellë kështu një miks të muzikës moderne dhe trashëgimisë kulturore të Austrisë, duke ofruar kapacitet të madh akomodimi, transport perfekt dhe një atmosferë cosmopolitane për edicionin e 70-të të Eurovision-it.