
YACHT PREMIUM HOTEL, oazi juaj i pushimeve perfekte
Është e kot t’ju pyesim cila është kryefjala e ditëve tuaja. Jemi në pikun e sezonit veror dhe gjithçka për të cilën kemi nevojë është pak pushim. E ku ka më mirë sesa kur pushimet gjejnë destinacionin ideal. Këtë herë do t’ju prezantojmë një copëz thesari totalisht shqiptare, në qytetin e ëndrrave.
YACHT PREMIUM HOTEL në Sarandë është oazi juaj i kësaj vere. Më shumë sesa disa ditë relaksi, YACHT PREMIUM HOTEL është një përvojë luksi që do t’ju josh që në takimin e parë. Shërbimi i personalizuar, stafi i kualifikuar, ambientet luksoze dhe të pastra janë një pjesë e asaj që ju presin pranë YACHT PREMIUM HOTEL. I ndodhur pikërisht në portin e Sarandës, YACHT PREMIUM HOTEL ofron dizajn të bukur dhe modern për të krijuar një atmosferë luksi duke ofruar një tërheqje nga jeta e përditshme.


Me një lokacion të shkëlqyer, duket se të gjitha atraksionet e këtij qyteti i keni afër. YACHT PREMIUM HOTEL është një dhuratë, për cilindo që kërkon të kalojë pushimet, në një ambient unik që ngjall përjetimet dhe magjinë e ditëve të arta. Turizmi shqiptar identifikohet me modele si YACHT PREMIUM HOTEL, duke u cilësuar si një nga krenaritë e qytetit dhe jo vetëm. Ndaj tani është momenti për ta provuar nga afër një eksperiencë që do t’ju mbesë gjatë në memorie.
