Vlerësimi si “burri më seksi në planet” rrëmbehet nga aktori Jonathan Bailey
Pavarësisht se shijet janë të ndryshme dhe rrjedhimisht edhe vlerësimi objektiv bëhet i vështirë në një garë ku konkurohet për “burrin më seksi në planet”, aktori Jonathan Bailey ka arritur të triumfojë në renditjen e vitit 2025.
Sipas “People”, është aktori anglez ai që ka rrëmbyer jo veç shikimet dhe zemrat e shumë fansave, por edhe vendin e parë si burri më tërheqës, ndikuar sigurisht edhe nga performancat e tij mbesëlënëse në prodhimet hollivudiane.
37-vjeçari i cili ka nisur të ëndërrojë të bëhet aktor që kur ka qenë 5 vjeç, fillimisht tërhoqi vëmendjen dhe u bë i njohur në masë në serialin e Netflix-it, “Bridgerton”, ku luajti rolin e Lord Anthony. Më pas, Bailey u nominua për çmim Emmy falë performancës në serialin “Fellow Travelers”, për t’u kurorëzuar më vonë në vitin 2024, në filmin-musical “Wicked” dhe së fundmi në “Jurassic World: Rebirth”. “Është një nder i madh. Jam shumë i kënaqur sigurisht, por më duket absurde. Kjo gjë ka qenë sekret deri më tani, kështu që mezi po pres që miqtë dhe familja ime ta marrin vesh!” – shprehet duke qeshur Jonathan për “titullin” e fituar.


