Sorry, no posts matched your criteria.

Violeta dhe Jimmy Arberi: Kur dashuria përkthehet në vepra..

Thonë që dashuria të bën më të fortë, më të mirë, më të suksesshëm. E ky është padyshim rasti që konfirmon më së miri këtë shprehje. Jimmy dhe Violeta janë çifti i pandashëm, si në shtëpi, ashtu edhe në biznes. Një dyshe që ka ditur të shndërrohet në të suksesshëm edhe në Zvicër, duke punuar fort për ëndrrat e tyre. Ky është një rrëfim për Violetën dhe Jimmy, si një çift që tregon investimin e tyre të përditshëm, inspirimin që marrin nga dashuria dhe misioni i tyre drejt perfektes.

Violeta dhe Jimmy, një dyshe edhe më e fortë së bashku. Por si ka nisur historia juaj e dashurisë?

Në rradhë të parë në emërin tim dhe të Jimmy-t ju falenderojë që na keni përzgjedhë që ne te jemi pjesë e revistës suaj.  Lidhja jonë ka nisur para 22 vitesh, në qytetin romantik dhe të kulturës, atë të qytetit të Mitrovicës. Unë vazhdimisht shkoja në vizitë tek familjarët e mië, në Mitrovicë. Qyteti më dukej shumë i vogël , kisha përshtypje se secili e njihte tjetrin. Kështu që Jimmyn e njoha nëpërmes të disa të afërmve të mi, dhe kështu vazhduam kontaktin. Jimmy si Jimmy si  është nuk më la  rehat deri sa më bëri për vete. Me thënë të drejtën edhe mua më pëlqente si tip sepse ishte më ndryshe nga të tjerët. Dhe kështu e fitojë zemrën time.

Cilat kanë qenë ditët e vështira dhe si ia keni dal ti kapërceni ato?

Me thënë të drejtën nuk kemi pas shumë ditë të vështira, por edhe nëse ka pasur ndonjëherë, i kemi kaluar së bashku duke qenë për njëri- tjetrin. Kuptohet për këto 22 vite, ne jemi rritur së bashku.

Duket se për një çift duket edhe më e vështirë kur në mes janë bizneset. Si ia keni dal të menaxhoni kohën për punët, por edhe për familjen?

E vërteta është se nga fillimi kemi punuar së bashku, por edhe kohën e lirë jemi mundur ta kalojmë së bashku. Kur u bëmë prindër, Jimmy merrej më shumë me biznes e unë mora rolin e nënës.  Bashkë, gjatë gjithë këtyre viteve ne nuk e kemi harruar asnjëherë rolin tonë në familje, prioritetin e familjes dhe angazhimin tonë të përbashkët dhe të pa kursyer për të ndërtuar biznese cilësor dhe në funksion të familjes sonë dhe shoqërisë. Ne, së bashku e kemi ndarë kohën dhe jemi koordinuar në bazë të nevojave tona personale, të fëmijëve dhe biznesit, se cili është më i nevojshëm dhe mund ta kryej më së miri çështjen të cilin e kemi pasur për para vetes.

A keni një sekret për një marrëdhënie të shëndetshme edhe pas kaq shumë vitesh?

 Unë besojë se sekreti i çdo marrëdhënie dhe në këtë rast edhe marrëdhënies sonë, është se ne gjithmonë e kemi ditur se kush jemi, cilat janë prioritetet tonë, cili është qëllimi i familjes sonë, dhe si rezultat i kësaj ne përherë kemi pas marrëdhënie të sinqerta bashkëshortore, duke i ndarë së bashku mendimet, çështjet që na preokupojnë në mënyrë reale, duke pasur një gjuhë komunikimi në të cilën ne kemi dëgjuar njëri tjetrin, kemi komunikuar lirshëm dhe pa rrezeve deri sa e kemi gjetur zgjedhjen më të mirë. Martesa është një institucion shumë i lartë, në të cilën ne duhet të punohet pa ndërprerje dhe në të cilën duhet të respektohen disa principe të cilat sipas meje janë komunikimi, sinqeritet, lojaliteti.

“Pas një burri të suksesshëm, fshihet një grua e fortë”, duket se ky është rasti juaj Violeta. Jeni një këshilltare e mirë për Xhimin, apo një kritikë e fortë?

 Faleminderit për këtë pyetje dhe për këtë rikujtim të rolit tim në familje. Të dyjat. Mos të harrojmë jeta dhe biznesi kanë qenë në fokusin tonë të njëjtë, duhet të merren vazhdimisht vendime të cilat mos të brengosin dikur. Por më shumë kritike, por edhe shumë shpesh këshilltare. Çdo herë duhet të shikohet realiteti i jetës e jo iluzioni edhe pse këto të dyja janë shumë afër njëra-tjetrës por nuk përballen kurrë.

Sa përqind të investimit tuaj si çift, shihni të përkthyer sot në jetën tuaj të përditshme?

 Pyetje e mirë, të cilën pyetje zakonisht e reflektojmë në fundjavë dhe kohë pas kohe me qëllim të reflektimit të vendimmarrjeve tona. Nëse e përkthejmë me 100 % angazhimin, punën dhe sakrificën e shohim, e përjetojmë dhe e gëzojmë 100% të saj në jetën tonë.

Si do ta përshkruanit sot jetën tuaj në Zvicër?

Një ditë e zakonshme, e një familje të përkushtuar dhe e angazhuar në përgjegjësi dhe detyra. Fillimisht një zgjim i përbashkët familjarë, një përqafim i ngrohtë me dy djemtë tanë, të cilën i vijojnë studimet, si studentë të shkëlqyer në Universitetin e Zyrihut, duke i ndarë së bashku qëllimet tona ditore, për ta vazhduar drekat e përbashkëta me Jimmin dhe me fëmijët. Çdo ditë e jona është ndarje e realizimit tonë ditor dhe sfidave të cilat i kemi hasur gjatë asaj dite. Takimet tona për drekë dhe darkë na i ka lehtësuar, restoranti jonë ILpostino në Zurich.

Cila është krenaria juaj më e madhe sot si çift?

Në aspektin profesional jam krenare për biznesin që kemi krijuar në sektorin e immobilieve, i cili është i tëri në qytetin e Zürich ku me të vërtet nuk është e lehtë të bëhesh numër aty. Ne tani posedojmë ndërtesa me qindra banesa e biznese në kompaninë tonë. Në aspektin familjar jemi shumë krenare për dy çunat që kemi, të cilët janë shumë me ne dhe që përcjellin hapat tonë dhe natyrisht jam shumë kenare për marrdhënien tonë të pathyer pas shumë vitesh.

A jeni ndër ato çifte që punët e biznesit i sillni edhe në shtëpi, apo i mbyllni brenda orarit të punës dhe shtëpia është oaz qetësie?

 Përsëri dhe në ndërlidhje me atë që thashë më lartë, ne kemi ditur ti ndajmë prioritetet dhe familjen e kemi çerdhen e strehës së dashurisë, respektit dhe kalimit të kohës sa më kualitativë së bashku dhe me fëmijët tanë. Fatmirësisht i kemi ndarë mirë çështjet e familjes dhe të punës, mirëpo kuptohet ndodh që të kemi raste kur puna diskutohet edhe në shtëpi, sidomos kur duhet t`ju sqarojmë fëmijëve tanë arsyet e vendimmarrjeve tona, përzgjedhjeve tona dhe për t`i këshilluar ata në jetë.

Kush nga ju të dy ka thënë i pari Të Dua?

Jimmy mua

Kush nga ju të dy është më xheloz?

Hmmmmmm, unë

 Kush nga ju të dy mban inat më shumë?

 Më duket unë

 Kush nga ju të dy merr vendime për biznesin?

 Së bashku, varet nga rasti dhe çështja.

Kush nga ju të dy është më romantik?

 Jimmy

 Kush nga ju të dy është më korrekti?

Të dy, na karakterizon personaliteti korrekt dhe të përgjegjshmëria.

Kush nga ju të dy prish më shumë para?

Jimmy, po varet edhe kjo.

Kush nga ju të dy na gënjeu pak në këtë intervistë

Asnjëri.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com