(video) 1 trilion dollarë! Elon Musk kërcen me robotët për shpërblimin më të madh në histori…
Në mbledhjen e fundit vjetore të aksionerëve të kompanisë “Tesla”, u aprovua paketa marramendëse e shpërblimit për CEO-n e kësaj kompanie, Elon Musk.
Nëse “Tesla” do të arrijë të gjitha objektivat e vëna në vitet në vijim, Musk do të përfitojë thuajse 1 trilion dollar në aksione, duke shënuar kështu shpërblimin më të madh në histori të një kompanie.
Ky vendim, edhe pse zyrtarisht jopublik, u aprovua nga aksionerët e 75% të aksioneve të kompanisë.
Në takimin që u mbajt në Austin të Texas-it, Elon Musk u ngjit të marrë fjalën, ndërkohë që në skenë ishte i shoqëruar edhe nga robotët e fundit të prodhuar.
Për ta përfituar shumën e paimagjinueshme, Musk duhet të arrijë disa objektiva në 10 vitet që vijojnë: rritja e kapitalizimit të tregut të Teslës nga 1.5 trilion dollarë në 8.5 trilionë dollarë, vendosja në treg e 1 milion automjeteve robotaxi, shitja e 12 milionë makinave, 10 milionë abonime për drejtimin autonom dhe krijimi i 1 milion robotëve humanoidë.
Pavarësisht aprovimit, kishte dhe nga aksionerët të cilët kundërshtuan këtë vendim.
Më 27 tetor, Kryetari i Bordit të Kompanisë “Tesla”, Robyn Denholm paralajmëroi bordin se Elon Musk mund të linte detyrën e tij nëse “shpërblimi” nuk do të miratohej. Mesa duket, ky kërcënim i ka dhënë frytet, përderisa gjithçka është miratuar, por nga ana tjetër tregon gjithashtu edhe besimin që aksionerët kanë tek CEO Elon Musk, për guximin dhe vizionin e tij për të parë drejt së ardhmes.
Ajo çka ka shkaktuar reagim të ndjekësit përveç shifrës së madhe, është edhe kërcimi i Musk me robotët gjatë momentit kur u ngrit në podium, si në videon më poshtë…