
*Vëmendje* ka lajme të mira nga Flori Mumajesi…
Flori Mumajesi është mirë dhe po punon. Për të gjithë fansat e kantautorit që mezi presin që ai të rikthehet ky është një lajm fantastik. Gjatë një interviste në emisionin “Mirëmbrëma yje” të Arbana Osmanit, miku dhe bashkëpunëtori i tij, Klajdi Haruni theksoi se ai nuk ka hequr dorë nga muzika.
“Nga bëhet Flori, pyesin të gjithë, Klajdi? Më pyesin mua, të pyesin ty… Unë e di që ai është duke punuar dhe duke bërë gjëra të bukura, por ti që e takon më shpesh, na trego diçka më shumë. Kur del kënga, kur del albumi?” tha Arbana, teksa Klajdi shtoi se, “Flori është në një pushim artistik për momentin, por po punon. Është në studio. Disa këngë i ka gati që tani.”
Flori Mumajesi është kantautor i shumë hiteve të shqiptare të pas viteve 2000 dhe ka shënjuar muzikën shqiptare. Burime pranë tij thonë gjithashtu se Flori do të rikthehet për fansat e tij me një koncert recital në stadiumin “Air Albania”.