Vëllai i Gjestit ndërron jetë, personazhet publike ngushëllojnë reperin…
Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Qungur të Pejës, ku një përplasje mes një veture dhe një katërçikleti ka përfunduar me fatalitet.
Rreth orës 14:00, policia dhe mjekët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku është konfirmuar vdekja e një personi, i cili, sipas raportimeve nga disa media të Kosovës, mësohet të jetë vëllai i Gjestit. Një tjetër person ka pësuar lëndime dhe është dërguar menjëherë për trajtim urgjent në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
Gjesti ka marrë shumë mesazhe ngushëllimi edhe nga shumë prej personazheve publike, si Ledion Liço, Rozana, Radi, Jonida Vokshi, ish partnerja e tij, Xheneta etj.