Sorry, no posts matched your criteria.

Vdekja e nënës e gjen Brad Pitt në punë

Brad Pitt dukej i pikëlluar teksa u pa në xhirimet e projektit të tij më të fundit, “The Continuing Adventures Of Cliff Booth” të martën, në të njëjtën ditë që raportohet se ka ndërruar jetë nëna e tij, Jane Etta Pitt.

Familja Pitt e konfirmoi vdekjen e Jane në një postim në rrjetet sociale të mërkurën. Nuk është ende e qartë nëse ndarja e papritur nga jeta e Jane, e cila ndodhi vetëm disa ditë para ditëlindjes së saj të 85-të ka ndodhur para apo pas kohës së Brad-it në xhirime.

Filmi i ardhshëm i Brad Pitt është një vazhdim i filmit të Quentin Tarantinos” Once Upon a Time… In Hollywood”.

Megjithatë regjisori i njohur nuk po punon për këtë vazhdim dhe në vend të tij është tashmë David Fincher, i cili po e drejton projektin për Netflix.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com