Sorry, no posts matched your criteria.

Vani Gjuzi në lidhje me ish-konkurrenten e “Love Story”, shumë shpejt bëhen prindër

Këngëtari i njohur, Vani Gjuzi së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Abc e mëngjesit” ku ka folur për jetën e tij personale dhe atë profesionale.

Ai ka zbuluar detaje nga njohja dhe lidhja e tij me ish-konkurenten e “Love Story”, Engjëll Lengo.Vani tha se Engjëll nuk e njihte por kishte dëgjuar fjalë të mira për të. Më pas, ai tregoi se shkak i takimit të tyre është bërë një person i tretê dhe se Engjëlli nuk kishte pasur fare besim te ai në fillim.

“Nuk e njihja. Pashë që shumë njerëz po flisnin mirë për të. U bë sebep dikush, unë kërkova që ta takoja. Personi kishte një foto me Engjëll dhe thashë sa e bukur kjo vajza. Nuk e njeh më tha është filanja? S’e kisha ndjekur emisionin. Nuk kishte pikë besimi. I jap të drejtë deri diku sepse shikojmë se çfarë bëhet në industrinë e muzikës. Hezitonte por kur dolën, pimë kafe dhe u takuam, pa që ky qenka i veçantë”,- tha Vani.

“Do të tregoj një detaj që më ka bërë përshtypje. Deri para dy vitesh kur qanin kalamajt nuk duroja dot. Jo më larg se sot kur po rregullohesha, po qante një fëmijë dhe se di se pse po e shikoja, u kënaqa. Është shumë e shenjtë kjo gjëja. Por e përjetoj, mezor po e pres”, theksoi këngëtari duke zbuluar se çifti do të bëhen prindër shumë shpejt.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com