Sorry, no posts matched your criteria.

“Vaksina shkakton impotencë” Shtëpia e Bardhë thërret Nicki Minaj pas deklaratave

Shtëpia e Bardhë u ofrua dje për të lidhur Nicki Minaj me një nga mjekët e administratës Biden për të adresuar pyetjet e saj në lidhje me vaksinën COVID-19, pasi një postim i gabuar i reperes, e cila pretendonte se vaksina shkakton impotencë, u bë viral.

Shtëpia e Bardhë tha se ka ofruar thirrje të tilla edhe me njerëz të tjerë të shqetësuar për vaksinën, si një mënyrë për të mposhtur dezinformimet në lidhje me sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave.

Minaj njoftoi në Tëitter të mërkurën se Shtëpia e Bardhë e ka ftuar dhe se do të shkonte, por një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se reperes thjesht i ishte ofruar një telefonatë.

Minaj u përfol në media në fillim të kësaj jave kur u tha më shumë se 22.6 milionë ndjekësve të saj në Tëitter se Met Gala kërkonte që pjesëmarrësit të vaksinoheshin dhe se ajo nuk do ta merrte dozën derisa të sigurohej që ka bërë mjaftueshëm kërkime. Ajo më vonë publikoi një postim duke thënë se miku i një kushëriri “u bë impotent” dhe “testikujt e tij u enjtën” pasi u vaksinua.

Dr Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, e hodhi poshtë pretendimin si dezinformatë gjatë një interviste të martën në CNN.

 “Nuk ka dëshmi se ndodh, as nuk ka ndonjë arsye mekanike për të imagjinuar se do të ndodhte diçka e tillë,” tha ai.

Gjatë gjithë vitit, Shtëpia e Bardhë është përpjekur të kundërshtojë rezistencën për vaksinat. Administrata ka vënë në dukje informacione të rreme ose mashtruese në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com