Sorry, no posts matched your criteria.

Urimi më i bukur që mori Bihteri për ditëlindjen e saj


Beren Saat, një nga aktoret turke më të famshme, sot feston ditëlindjen.

Beren pati shkëlqimin e saj në anën profesionale, kur mori pjesë tek telenovela turke “Dashuri e ndaluar”, ku njihet ndryshe nga të gjithë me emrin Bihter.
Sot, “Bihter” mbush plot 37 vjeç dhe kjo ditë nuk mund ta gjente më të lumtur se kurrë.

Aktorja e famshme ndihet e plotësuar si në pjesën profesionale, por dhe në pjesën private, ku prej kohësh po shijon martesën e saj me kengëtarin Kenan Dogulu.
Mesa duket çifti i ka lënë mënjëanë mosmarrëveshjet që kanë pasur dikur dhe Kenan e ka kuptuar që nuk bën dot pa aktoren.

Në këtë ditë të bukur nuk kishte si të mungonte urimi nga bashkëshorti i saj. Ai ka shprehur me te gjithë këtë urim:

“Të dua drita e syve të mi! Sa i lumtur jam që ke lindur dhe që rrugët tona u kryqëzuan. Pavarësisht sa e vështirë është jeta, ne së bashku e kthejmë në festë. Shpirti jot i bukur le të jetë gjithmonë i lumtur dhe i qetë”, shkroi Kenan bashkëngjitur fotove.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com