Sorry, no posts matched your criteria.

“Unë nuk e tërhoqa këmbëzën”, Alec Baldwin rrëfehet për herë të parë për vrasjen në xhirime

Alec Baldwin ka dhënë një intervistë ekskluzive për rrjetin televiziv ABC, ku ka folur për herë të parë për ngjarjen tragjike gjatë xhirimeve të filmit Rust, ku mbeti e vrarë kineastja Halina Hutchins. Intervista vjen gjatë hetimeve të autoriteteve, i cili vazhdon një muaj pas ngjarjes tragjike. Intervista e plotë do të transmetohet si një speciale në prime time nesër në ABC.

Në një video të shkurtër, aktori shfaqet në lot teksa kujton Hutchins si dikë që admirohej nga kolegët e saj. “Thjesht nuk më duket e vërtetë,” i tha ai gazetarit George Stephanopoulos. Aktori thotë se tragjedia është gjëja më e keqe që i ka ndodhur ndonjëherë. Ai dëgjohet gjithashtu duke thënë: “Unë nuk e tërhoqa këmbëzën. Unë kurrë nuk do t’i drejtoja askujt armën dhe do t’i tërhiqja këmbëzën, kurrë“.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com