U sulmua nga serbët për simbolin e shqiponjës, Gjon’s Tears reagon për herë të parë
Gjon Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, fitoi vendin e tretë në “Eurovision” ku përfaqësonte Zvicrën. Talenti i tij mori vëmendjen e mediave europiane, të cilat ë përgëzuan për performancën dinjitoze.
Ndërkohë, mediat serbe kanë sulmuar djaloshin shqiptar me artikuj e komente negative pas pjesëmarrjes së tij në “Eurovision”. Gjoni bëri shqiponjën kur Shqipëria i dha 12 pikë, e sipas tyre ky ishte një provokim, e madje një skandal.
Në lidhje me këto sulme të kota, që nuk kanë pasur në thelb fare provokimin e serbëve, ka reaguar edhe Gjoni.
“Nuk e kuptoj shqetësimin. Unë doja thjesht të falenderoja Shqipërinë. Shqiponja dykrenare është simbol i Shqipërisë.
Ju keni qëndruar gjithmonë pas meje… keni qenë gjithmonë krenarë për mua. Jam shumë i lumtur për këtë gjë dhe kjo ishte mënyra ime e falenderimit”, është shprehur Gjoni.
Kujtojmë se babai i Gjonit është me origjinë nga Kosova, ndërsa nëna e tij nga Shqipëria.