U rrëmbyen nga babai, Georgina preket nga historia e dy fëmijëve shqiptarë
Pak ditë më parë publikoi lajmin e zhdukjes së dy shqiptarëve të mitur, Kristianit dhe Amantias në Spanjë. Mamaja e fëmijëve dyshon se ata janë rrëmbyer nga i ati, megjithatë autoritetet janë ende duke hetuar.
Lajmi duket se ka prekur dhe partneren e Ronaldos, Georgina Rodriguez, e cila ka publikuar në rrjetet e saj sociale portretet e dy fëmijëve dhe i bën thirrje ndjekësve që ta shpërndajnë sa më shumë këtë lajm.Kujtojmë se familja Toska jetonte në Gjermani, ndërsa nga atje, fëmijët dhe i ati dyshohet se kanë shkuar në ishullin Tenerifes, ku dhe dyshohen se po mbahen të fshehur të vegjlit.