U fol se do të linte “Kosheren” për “Portokallinë”, ja çfarë thotë Bes Kallaku
Sot në rrjet u ngritën shumë aludime se Bes Kallaku do të linte “Kosheren” për “Portokallinë”. E gjitha kjo nisi sepse aktori i humorit pati një takim me Filip Çakulin.
Besi ka reaguar së fundmi dhe ka treguar se ai nuk ka ndërmend të largohet nga “Kosherja”. Ai ka publikuar në Instagram disa video me kolegun e tij të “TikTok Girls”, Juxhin Plovishtin, ku të dy shihen pranë një koshere bletësh. Besi tregon se atë e kanë pickuar disa bletë dhe me këtë rast ka treguar si qëndron e vërteta e largimit të tij nga spektakli i humorit.
“Përveç naj thumbi, unë jam shumë mirë tek Kosherja”, shkruan Besi në një foto.
Më pas ai është shprehur me shaka se një ditë ka takuar Çim Pekën e tashmë ka frikë se mos thonë se ka lënë “Kosheren” për “Çim Peka Live”.
“Unë pasdite takova edhe Çim Pekën. Ishalla nuk del lajmi që do lej Kosheren për Çim Peka Live. Zoti ju rujt!”, shkruan Bes Kallaku.