Sorry, no posts matched your criteria.

U dënua për përdhunimin e një shqiptareje, flet nga burgu ish-futbollisti Robinho

Ish-futbollisti i famshëm Robinho, i cili prej 7 muaj tashmë ndodhet në një burg të Brazilit ku po vuan dënimin për pjesëmarrje në përdhunimin në grup të një vajze shqiptare, ka folur për herë të parë që pas arrestimit.

Ai është shpallur fajtor për veprën e sipërpërmendur të kryer në vitin 2013, kur fillimisht u largua nga Italia e pas shumë kohësh u bë ndalimi i tij në Brazil e më pas burgosja, që do t’i zgjasë plot 9 vite.

Në një video të publikuar së fundmi, ish-sulmuesi i Milanit ka dashur të bëjë të qarta disa gjëra që lidhen me akuzat se po trajtohet si i privilegjuar në burg, duke qenë se është personazh i famshëm dhe shumë i pasur.

“Dieta ime, oraret e mia të gjumit janë të gjitha të njëjta me ato të të dënuarve të tjerë. Nuk kam ngrënë kurrë ushqim ndryshe, as nuk kam marrë trajtim ndryshe.” – shprehet Robinho, si për të treguar se ai është njësoj si të tjerët aty brenda.

“Gjatë orëve të mia të punës bëj gjithçka që bëjnë dhe të tjerët. Kur duam të luajmë futboll e bëjmë atëherë kur na e lejojnë, të dielave kur nuk punojmë.” – shton më tej ai, për sportin ku u bë i famshëm falë talentit të tij.

Ish-futbollisti ka kërkuar të mohojë me të gjitha forcat akuzat se është trajtuar si i veçantë në burg.

“Nuk jam trajtuar kurrë më mirë se të tjerët. Vizitat edhe unë i kam të shtunë dhe të diel. Gruaja ime nuk vjen vetëm, por bashkë me 3 fëmijët tanë. Kështu i kanë vizitat dhe të dënuarit e tjerë. Ato që thuhen se jam bërë lider i burgut apo se kam probleme psikologjike janë të gjitha gënjeshtra!” – shprehet i bindur braziliani. Ai tregon se pavarësisht se jeta në burg nuk është aspak e lehtë, fatmirësisht “kokën e ka pasur në vend” në çdo moment dhe po përpiqet t’i kalojë ditët si të gjithë. Të gjitha këto, duke respektuar rregullat, në një vend që drejtimin e kanë gardianët e burgut dhe jo ai.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com