
Tuna Sejdiu bëhet nënë për herë të dytë
Tuna është bërë nënë për herë të dytë. Një gjë të tillë e ka mbajtur larg publikut, por që ditën e sotme ka zgjedhur ta bëjë të ditur për fansat.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka bërë të ditur se ka pritur në jetë djalin e dytë të saj.
“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, ka shkruar ajo në përshkrim.
