Sorry, no posts matched your criteria.

Tjetër medalje kuqezi! Lara Colturi, e dyta në Kupën e Botës në Ski deri tani…

Skiatorja italiane e cila garon për flamurin shqiptar në Kupën e Botës ka arritur të fitojë një tjetër medalje, këtë herë të bronztë.

Pas vendit të dytë që arriti në Levi të Finlandës dhe po të njëjtit rezultat në etapën e Gurgl-it në Austri, Colturi u rendit e treta në Malet Kuper në Colorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një gabim gjatë garës i kushtoi kohë skiatores kuqezi, por në fund arriti të ngjitet në podium të sllallomit të tretë të sezonit, duke treguar sërish se edhe pse në moshë të re, ajo premton shumë si një nga skiatoret më të mira të botës.

“Nuk ishte një garë e lehtë, për shkak dhe të një gabimi që bëra, por jam shumë e lumtur që u ngjita në podium. Tani më duhet të mendoj për garën e ardhshme dhe shpresoj të dal sa më mirë” – është shprehur 19-vjeçarja në përfundim të garimit.

Në vendin e parë të këtij sllallomi është renditur amerikania Mikaela Shifrin, dominuese e kësaj etape, ndërkohë që në vend të dytë u rendit skiatorja gjermane Lena Duerr.

Përsa i përket renditjes së përgjithshme pas këtyre etapave të para të Kupës së Botës, është Shifrin ajo që vazhdon të mbetet në krye me 368 pikë të grumbulluara, e ndjekur pikërisht nga Lara Colturi e Shqipërisë me 278 pikë, ndërsa në vend të tretë është skiatorja Lena Duerr me 224 pikë. Mund të themi se sezoni ka nisur shumë mirë për skiatoren tonë, që me këto paraqitje të jashtëzakonshme premton të sjellë medalje të tjera për Shqipërinë në sportin e skive.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com