Sorry, no posts matched your criteria.

Tjetër konkurent, tjetër atmosferë! Ja kush është konkurenti më i ri në “Për’puthen”

Puntata e sotme e “Për’puthen” ka qenë plot ndodhira të reja. Një tjetër konkurent është bërë pjesë e programit.

Anxhelo Mullaj, djali që iu bashkua programit, është DJ, ndaj ai dhuroi një shfaqje muzikore për të pranishmit në studio.

Muzika e tij ngriti në këmbë konkurrentët dhe jo vetëm, pasi edhe opinionisti Arjan Konomi u ngrit për të kërcyerm duke e shijuar performancën e Anxhelos në maksimum.

Pasi përfundoi performancën e tij, djali i ri u prezantua për konkurrentët dhe publikun.

Anxhelo vjen nga Divjaka dhe është 27 vjeç. Aktualisht menaxhon biznesin e familjes, por është edhe DJ. Ai jeton mes Tiranës dhe Divjakës dhe tregoi se ka vite që punon si DJ jashtë vendit.

Mirëpo, ai u duk tepër i ndrojtur për të folur më shumë për veten e tij, duke i ngjallur akoma më shumë kuriozitet vajzave të emisionit.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com