Thanë se nuk do të ndodhte kurrë që të mos flisnin bashkë, por mesa duket marrëdhënia mes Adrola Dushit dhe Xhesika Berberit është krisur
Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi gjithmonë janë parë nën shoqërinë e njëra-tjetrës dhe maarrëdhënia e tyre ishte me të vërtetë për t’u pasur zili.
Ato shpesh kanë bërë deklarime në Instagram se janë si motra dhe ndajnë çdo gjë me njëra-tjetrën.
Kohët e fundit, ndjekësit vunë re një ftohje të raporteve mes Adrolës dhe Xhesikës, të cilat s’po i shihnim më bashkë.
Me të drejtë, publiku mendoi se shoqëria e tyre ishte prishur, por ishte Xhesika ajo që mohoi gjithçka dhe tregoi se kjo s’do të ndodhte kurrë.
“Unë dhe Adrola nuk jemi zënë dhe s’ka për të ndodhur kurrë. Jemi në zemrat e njëra-tjetrës”,- tha modelja më herët.
Mirëpo, ndodhi pikërisht ajo që supozohej të mos ndodhte kurrë. Marrëdhënia e tyre është krisur dhe kush më mirë se rrjetet sociale mund ta tregojë këtë? Vajzat nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram.