Telenovela vazhdon, pas ndarjes Andi dhe Melisa sërish bashkë
Para disa ditësh disa deklaratë të Melisës dhe Andit lënë të kuptohet s emes të dyve tashmë kishte marrë fund gjithçka dhe nuk do të kishte një rikthim të dytë.
Madje ata kishin fshirë të gjitha fotot që kishin në rrjetet sociale, përveç disa kontratave të përbashkëta të cilat për shkak të një klauze nuk mund t’’ fshinin.
E kjo nuk ishte hera e parë që ata përfliteshin për një ndarje, pasi edhe më parë hidhnin thumba në “Instagram” për njëri-tjetrin, e më pas shfaqeshin më të dashuruar se kurrë.
E kështu ka ndodhur edhe kësaj radhe. Mbrëmjen e djeshme, Melisa ka publikuar një video në “Instastory” ku shfaqet edhe Andi e me shaka ajo shkruan: “Mos më dil para”
Ndërsa Andi nga ana tjetër ka publikuar një video teksa puth Melisën në buzë dhe me humor i drejtohet:”Fytyrë plastelina ime”.
Mes duket çifti është bashkuar sërish duke lënë mënjanë të gjitha problemet mes tyre.