Teknika për të lehtësuar ankthin
Të mësuarit mbi emocionet thelbësore dhe mënyrën se si ato funksionojnë në mendje dhe trup është gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë për të lehtësuar ankthin. Dy teknika priren të ndihmojnë pikërisht në këtë drejtim.
Hilary Jacobs Hendel është një psikanaliste dhe psikoterapiste e njohur, puna e së cilës është publikuar në New York Times, Time, Oprah.com dhe revista të tjera të njohura, si edhe autore e librit “It’s Not Always Depression: Working the Change Triangle to Listen to the Body, Discover Core Emotions, and Connect to Your Authentic Self”. Ja dy teknikat që ajo praktikon shpesh me njerëzit me të cilët punon.
Teknika #1: Identifikoni të dyja palët e konfliktit tuaj dhe përsëritini në mendje me “dhe” në vend të “por”. Për shembull:
“Ndihem i trishtuar DHE i lumtur.”
“Unë jam i vetmuar DHE preferoj të jem vetëm.”
Teknika #2: Emërtoni të gjitha emocionet themelore, duke e imagjinuar secilin emocion me shumë ajër dhe hapësirë midis tyre.
“Kur ne mund të emërtojmë secilin emocion dhe ta imagjinojmë secilin të ndarë nga tjetri me shumë ajër dhe hapësirë midis, ndihemi më mirë. Duke ngadalësuar dhe identifikuar secilin emocion, ne ndihemi më të qetë dhe më të qartë për atë që po ndodh me ne. Për lehtësim maksimal, duhet të përpunojmë me çdo emocion thelbësor një nga një,” thotë ajo.