Të gjithë VIP-at në “Global Woman Beauty”, trendy më i ri i kryeqytetit
Mirësevjen në vendin ku stili nuk është thjesht një zgjedhje, por një mënyrë jetese. “Global Woman Beauty” nuk është thjesht një sallon, por një destinacion i gruas moderne dhe pikërisht i asaj që nuk ndjek thjesht trendet, por i krijon ato.
Në zemër të bllokut, me në një ambient ku estetika takohet me luksin minimal, ky sallon është krijuar përtë thyer klishetë e kujdesit personal dhe për t’i dhënë fjalës “glow-up” një kuptim të ri.
Nga lyerjet më të guximshme e deri te balayage-et më të sofistikuara, nga stilimet për ditë të zakonshme apo ato të eventeve, tek extension-et që s’të tradhtojnë kurrë, çdo detaj realizohet me profesionalizëm dhe pasion. Dhe kjo është vetëm pjesa e parë…
Nëse flasim për thonj “Global Woman Beauty” nuk ndjek thjesht tendencat e momentit por i parashikon ato. Nga dizajnet minimaliste tek ato më artistike, manikyri dhe pedikyri në “Global Woman Beauty”është një art më vete.
Dhe kur vjen puna tek make up-i ekspertët tanë dinë si të nxjerrin në pah më të bukurën që ke brenda vetes. Pa e tepruar. Pa filtra.
Ajo që e bën me të vërtetë të veçantë “Global Woman Beauty” është fakti që është kthyer në një epiqendër të bukurisë urbane, një “hotspot” ku ndalojnë emrat më të njohur të showbiz-it (Eni Çobani, Tuna, Anxhela Peristeri, Danja Koka, Ilnisa Agolli, etj), shqiptar, influencer-e të ndjekura dhe gra që frymëzojnë çdo ditë. Sepse kur bën zgjedhjen e duhur di edhe si të shkëlqesh.



Si vetë emri që përfaqëson “Global Woman Beauty” nuk është thjesht një sallon. Është një“COMMUNITY”. Një hapësirë ku të bën të ndiheshmirë, frymëzohesh, të kujdesesh për veten dhe të dalësh prej andej me energji të re.





