
Tea thumbon Beartin: Lidhja më e shkurtër…
Tea dhe Bearti një nga çiftet më të komentuar të momentit janë ndarë prej disa javësh.
Dyshja vazhdon dhe thumbojnë njëri-tjetrin nëpër rrjete sociale.
E fundit ishte kur Bearti në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij u pyet se cila ka qenë lidhja e tij më e gjatë.
“Kjo e fundit”- u përgjigj Bearti.
Mirëpo, çfarë bëri Tea?!
Në ndryshim nga Bearti, i cili lidhjen me Tean e kishte më të gjatën nga marrëdhëniet në jetën e tij, për Tean lidhja e tyre ka qenë më e shkurtra.
“Sa ka zgjatur lidhja më e gjatë që ke pasur? Po më e shkurtra?”- pyet një ndjekës.
“Më e gjata rreth 2 vite e gjysëm. Më e shkurtra kjo e fundit.”‘- ka treguar Tea.
