Tea sqaron puthjen që dha me një djalë tjetër
Tea Trifoni, një nga personazhet publikë më të përfolur, postoi një video në Instastory-n e saj duke u puthur me një djalë në cep të buzës.
Pas kësaj video nisën aludimet se Tea ka nisur një lidhje të re dhe këto dyshime u rritën kur ajo e fshiu postimin.
Mirëpo Tea ju ka dhënë fund aludimeve duke treguar se si qëndron e vërteta e kësaj lidhjeje. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka treguar se djalin në fjalë e ka thjesht mik të mirë dhe se nuk do të flasë më fare për lidhjet e saj këtej e tutje.
“Atë që ke bërë video aman ça e ke burrë?”, e ka pyetur një ndjekës Tean.
“Sigurisht që jo, Geri është një miku im i vjetër. Kur vjen puna tek lidhjet e mia romantike, shanset janë që kurrë nuk do lejoj askënd të dijë asgjë”, është përgjigjur ajo.