“Të kam pikë të dobët”, dedikimi më i bukur që Fifi mund t’i bëntë Florit
Fifi dhe Flori janë një nga dyshet më të komentuar të showbizz-it shqiptar. Ato kanë mes njëri-tjetrit një miqësi tepër të veçantë që të gjithë do dëshironim ta kishim.
Madje, dy këngëtarët i kanë bërë shpesh fansat e tyre të dyshojnë se ka diçka më shumë se miqësi për shkak të afrimitetit të tepërt që kanë shfaqur me njëri-tjetrin.
Megjithatë këto fjalë ata nuk i kanë shqetësuar dhe penguar që të vazhdopjnë të shfaqin publikisht dashurinë, admirimin dhe respektin për njëri-tjetrin. Ditën e sotme, Fifi ka ndarë në Instagram një foto me Florin, ku të dy shihen shumë pranë. Ajo i ka dedikuar fjalët më të bukura mikut të saj, duke e falenderuar për gjithçka që i ka dhuruar deri më sot.
S’ka asgjë ma me vlerë për mu se momentet me notat e shpirtit tënd . Do mundohem shumë që të mos i stonoj se vallah e kanë rëndësinë të madhe . Duhej ta bëja kohë më parë , e di .. po falenderimi që kam ndaj teje s’është thjesht material , është shpirtëror dhe nuk thuhet me pak fjalë .
Faleminderit
Faleminderit që më kupton dhe atëhere kur se kuptoj veten .
Faleminderit që besove e më mbështete që kur une isha thjesht një gocë nga Kosova .
Faleminderit që më dhe energji e suport kur në fakt u desh të të jepja.
Faleminderit Zotit që t’kom , Faleminderit që ju kom @klajdiharuni & @iambrunooooo !
@iamflorimumajesi t’kom pikë t’dobt #blessedandgrateful PERJETESISHT ???? ahhh ta qes ???? ti paraprijë rënies së msyshit