Sorry, no posts matched your criteria.

Të darkosh me burrin dhe ish-të dashurin? Aktorja e njohur nuk e ka aspak problem

Shoqëri mes ish-partnerësh? Një marrëdhënie jo e zakontë pasi çiftet e ndara zakonisht preferojnë t’i  shkëpusin kontaktet me njëri-tjetrin.

Por, mesa duket për aktoren Hilary Duff nuk ka asgjë të keqe të darkosh së bashku më ish-të dashurin dhe bashkëshortin në të njëjtën tryezë.

Hilary Duff dhe partneri i saj, Matthew Koma janë parë teksa shijonin një darkë gjatë fundjavës që lamë pas me ish-të dashurin Nicole Richie dhe gruan e tij Joel Madden.

Të dy çiftet shoqëroheshin nga vokalisti i ‘Fall Out Boy’, Pete Wentz dhe e dashura  Meagan Camper si dhe krijuesi i shtëpisë diskografike ‘Pulse Music Group’ së bashku me gruan, Jina.

Ky i fundit ndau një story në ‘Instagram’ teksa shiheshin të gjithë krahë partnerëve të tyre.

Grupi dukej se po kalonin një kohë shumë të mirë së bashku.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com