Sorry, no posts matched your criteria.

Të buzëqeshur dhe dorë për dore, Katy Perry dhe Justin Trudeau dalin hapur…

Më në fund ata dolën hapur!

Ylli i muzikës pop Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau u shfaqën publikisht së bashku fundjavën që lamë pas.

Sipas TMZ, çifti shijoi një show kabaret në “Crazy Horse Paris”. Në dalje të teatrit ata u fotografuan të kapur për dore dhe të buzëqeshur.

Katy kishte veshur një fustan të kuq elegant, ndërkohë që Justin ishte me një kostum të errët me bluzë poshtë.

Kujtojmë se 41-vjeçarja dhe 53-vjeçari për herë të parë u përfolën për një marrëdhënie gjatë verës, kur u panë në një takim në Montreal. Ndërkohë që këngëtarja ka pak kohë që është ndarë nga aktori Orlando Bloom, Trudeau është ndarë nga ish-bashkëshortja e tij në vitin 2023, pas 18 vitesh martesë.

Fotot e fundit të çifiti Perry-Trudeau para daljes publike këtë fundjavë ishin ato të muajit shtator, ku u fotografuan duke u puthur në jahtin e këngëtares në Santa Barbara. Mesa duket, këngëtarja ka menduar që ta bëjë publike marrëdhënien e saj me ish-kryeministrin kanadez pikërisht në ditën e saj të lidhjes, duke qenë se më 25 tetor festoi 41-vjetorin e saj. Nga ana tjetër, Trudeau është një ndër mbështetësit më të fortë të këngëtares këtë periudhë, kur është duke promovuar nëpër botë albumin e saj të fundit “143”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com