
Tayna zgjodhi Maldives për pushime ekzotike
Tayna, reperja e famshme, vendosi t’i kalojë pushimet në Maldives. Lajmin e bëri të ditur vetë reperja me anë të një fotoje të publikuar në rrjete sociale, e ku shfaqen pamje nga vendi ekzotik.
Tayna publikoi fotografi nga resorti ku po qëndron, ndërsa solli edhe pamje përrallore të bregdetit të ishujve Maldive.
“WTF” mbetet kënga e fundit e Taynës, të cilën e solli në bashkëpunim me reperen Ivorian Doll. Artistja gjithashtu ka punuar mbi një videoklip, që pritet që shumë shpejt të dalë në treg.
