Sorry, no posts matched your criteria.

Tayna: E kam lënë Hip-Hopin, por mbetem ndër më të mirat në këtë zhanër, edhe mes meshkujve

E ftuara e radhës në programin “The Dalina Show” të Dalina Buzit, që publikohet në Youtube, ka qenë reperja shumë e suksesshme shqiptare Doruntina Malsori, ose Tayna siç njihet me emrin e saj të artit.

Në një intervistë të gjatë ku ajo ka folur për nisjen e karrierës së saj, ëndrrat kur ka qenë e vogël, pengesat dhe suksesin e madh, Tayna ka rrëfyer edhe detaje të veçanta nga ajo vet, të cilat nuk i ka thënë më parë.

Ajo është shprehur se me kalimin e kohës i është larguar Hip-Hopit, jo se nuk i pëlqen më, por sepse ka evoluar si njeri dhe si artiste, çka e ka bërë të kërkojë të japë të tjera emocione për publikun nëpërmjet këngëve të saj.

Këngëtarja e shumë hiteve si “Columbiana”, “Si Ai”, “S’du me ni”, “Pow Pow” etj., gjithësesi foli për konkurencën në botën e rap-it dhe për mënyrën se si nënvlerësohen vajzat në këtë zhanër.

“Unë jam ndjerë shumë krenare për veten sepse mendoj se jam një prej repereve më të mira, mes femrave dhe meshkujve, në një industri dhe zhanër të dominuar prej meshkujve. Kjo është një ndjesi e mirë.” – është shprehur Tayna me buzëqeshje në fytyrë, duke theksuar se si sa herë flitet për më të mirët në këtë lloj muzike, asnjëherë në listë nuk përfshihen vajzat. Ajo e kritikon këtë gjë, që në fakt është një fenomen edhe nëpër botë, ku vajzat e rap-it nuk marrin vlerësimin e duhur.

Tayna ka rrëfyer se beson shumë te spiritualiteti, dhe se suksesin e saj e ka manifestuar që e vogël, madje vazhdon e bën edhe në situatat normale të përditshmërisë.

Në fëmijëri ajo i ka premtuar jo vetëm vetes, por edhe familjarëve të saj se muzika do t’i dëgjohet në të gjithë botën, jo vetëm në Kosovë.

Kështu tha, e kështu ka bërë. Sot Tayna numëron miliona shikime në videoklipet e saj dhe miliona dëgjime në platformën “Spotify”, me këngët që janë pëlqyer në mbarë botën, jo vetëm nga shqiptarë. Ajo gjithashtu ka folur edhe për kolegët në muzikë, një botë të vështirë, por që ka veçuar disa prej tyre për të cilët gëzon respekt të veçantë, si Yll Limani, Dhurata Dora apo Kida.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com