Syzet e preferuara të Kylie Jenner mund ti kesh dhe ti!
Aksesori më i preferuar i Kylie Jenner këtë verë janë syzet e diellit Otra … Madje dhe ti mund t’a kopjosh stilin e saj pa shpenzuar shumë para.
Brendi australian ka krijuar syzet më “in” të verës dhe Kylie i ka mbajtur ato përgjatë gjithë sezonit veror. Nga Italia në Saint-Tropez, Jenner është fotografuar me disa nga modelet e saj të preferuara. Ndonëse stili i saj (zakonisht) kushton shtrenjtë, këto syze janë të përballueshme dhe të disponueshme në Amazon. Dhe nëse këto syze nuk të përshtaten me stilin tënd, hidhi një sy edhe modeleve të tjera të Otra-s në dyqanin e tyre në Amazon.