Sorry, no posts matched your criteria.

Stresi rrëfen arsyen pse u pajtua me Noizy-n

Stresi dhe Noizy, prej vitesh kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin duke i bërë disse njëri-tjetrit, por që ka përfunduar dhe në përplasje fizike.

Mirëpo, lajmin se Stresi është pajtuar me Noizy-n e ka bërë vetë të ditur Stresi nëpërmjet një postimi në Instagram.

Gjatë videove live në Instagram, Stresi ka vlerësuar për të disatën herë Noizy-n, ndërsa ky i fundit ka treguar më vonë se pasi ka biseduar me djemtë e tij, kanë vendosur ta falin Stresin. Në lidhje me këtë ngjarje të fortë, Stresi ka folur për herë të parë në “Prive”.

“Ne kemi qenë adoleshentë, kanë ndodhur shumë gjëra prej beef-t tonë. Ka njerëz që janë akoma keq, njerëz që janë therur, ka pasur gjakderdhje prej beef-ve tona. Njerëzit kanë dashur medoemos të më shohin keq mua dhe atë. Unë i kam rënë lapsit që pse gjithmonë kështu dhe unë realisht nuk e kam armik. I kemi mbyll gjërat, secili në punë të tij, secili ka suksesin e tij. Ky është një lajm i keq për gjithë reperët, sepse të gjithë kanë pasur qejf të na shohin ndryshe, por nuk jemi ashtu siç doni ju”, është shprehur Stresi.

Ai ka treguar se me Noizy-n nuk ka komunikim drejtpërdrejtë, por kuptohet me të përmes postimeve në rrjete sociale pa pasur nevojë që të flasin.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com