Sot, mbrëmja e Hënës së Plotë të Kastorit! Ja çfarë duhet të dini…
Dita e sotme shënon atë që quhet Hëna e Plotë e Kastorit, që përveçse e plotë do të jetë një supër hënë.
Hëna e plotë e nëntorit në fakt është më e madhja dhe më e shndritshmja e të gjithë vitit, pasi kjo është dita ku ajo do të jetë në distancën më të shkurtër me Tokën, çka e bën objektin sferik afër planetit tonë edhe më spektakolar se herë të tjera.
“Super hëna” do të duket në oraret e pasditës, kështu që mos ecni me kokën ulur sot, por shijoni pamjen për një eksperiencë fantastike.
Ashtu siç ndodh shpesh, emri i Hënës së Plotë të Kastorit lidhet ngushtësisht me traditën e amerikanëve vendas, por këtë herë edhe me epokën e tregtisë së peliçeve të epokës koloniale.
Bazuar në atë që thotë portali i specializuar almanac.com, emri i referohet sjelljes së kastorëve të cilët në këtë periudhë të vitit ndërtojnë streha për t’u futur gjatë stinës së ftohtë. Kështu këto kafshë bëheshin pre më e lehtë për amerikanët vendas apo për tregtarët europianë të peliçeve.
Ndryshe nga sa ndodhte shumë vite më parë, këto kafshë sot janë të mbrojtura nga ligji për të shmangur zhdukjen e tyre.
Fenomeni i Hënës së Plotë të Kastorit do të transmetohet edhe live nga Virtual Telescope Project, duke nisur nga ora 20.00 e ditës së sotme. Mos e humbisni.