Sorry, no posts matched your criteria.

Soni Malaj ‘shndërron’ Tiranën në qytetin e dashurisë

Kush tha se Tirana nuk është një qytet romantik?! Keni provuar ta  shikoni nga tarraca e Bashkisë me këngët e Soni Malajt në sfond?! Pikërisht kjo është ajo që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Këngëtarja e mirënjohur mbajti një koncert në qendër të qytetit ku të ftuar ishin miq dhe dashamirës të muzikës, por edhe elita e kryeqytetit. “Tirana, qyteti i dashurisë” ishte projekti ambicioz i Sonit që si gjithnjë dhuroi spektakël.

Duket se me hapjen e Tiranës, aktivitetet muzikore dhe jo vetëm, po i rikthehen metropolit tonë, ndaj Soni ishte ndër të parat që dhuroi një copëz art për kryeqytetin. E kush nuk i njeh këngët e saj ritmike, baladat që erdhën më ëmbël se kurrë nën interpretimin e saj për të ftuarit.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com