Soni Malaj reagon pas vendimit “non grata” për Sali Berishën
Arian Çani e ka pyetur këngëtaren e njohur Soni Malaj për mendimin e saj mbi shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës, meqë e ka dhe patriot.
“Unë për vite me rradhë kam qenë pjesë e fushatës elektorale të PD me ftesën e z. Berisha.
Ne artistët përgjithësisht mbështesim individët në politikë, jo partitë. Patjetër që më erdhi keq, i uroj shëndet z. Berisha.
Nuk është puna e vajtjes ndoshta se sa gjesti që ti je ‘non grata’. Kujtdo që ti ndodhte kjo do më vinte keq dhe patjetër z. Berisha që e kam dhe patriot”, u shpreh Soni Malaj.