Sinjale pajtimi/ Meghan Markle mbush 40 vjeç, familja mbretërore e uron publikisht
Sot është një ditë e veçantë për partneren e Princ Harryt, Meghan Markle, e cila feston 40-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të shënuar, nuk kanë munguar urimet e shumta për dukeshën e Sussex, madje, as nga familja mbretërore, përfshirë, Mbretëreshën Elizabeth, Kate Middleton dhe Princin William.
“I uroj Dukeshës së Sussex gëzuar ditëlindjen sot”, shkruhet në llogarinë e Mbretëreshës në “Twitter”. Ky postim është shoqëruar me foto të Meghan dhe Harry-t, së bashku me djalin e tyre, Archie.
Por vëmendjen e mori një foto tjetër, ajo ku shfaqej Markle me Mbretëreshën. Poza është realizuar në Chester në vitin 2018, ndërsa një imazh tjetër tregonte Meghan së bashku me Archien në Afrikën e Jugut të realizuar në vitin 2019.
Nga ana tjetër, William dhe Kate shkruan në “Twitter”: “I urojmë gëzuar ditëlindjen e 40-të Dukeshës së Sussex!”.
“The Sun” shkruan se Meghan do e festojë ditëlindjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një ftesë goxha të madhe.
Kjo është ditëlindja e parë që Meghan do të festojë pasi hoqi dorë nga titujt mbretërorë në muajin mars, dhe dy muaj pasi u bë nënë për herë të dytë, duke sjellë në jetë vajzën Lilibet.
Gjithashtu kujtojmë se para disa kohësh Duka dhe Dukesha e Sussex dhanë një intervistë për Oprah Winfrey, ku tronditën opinionin publik dhe familjen mbretërore me deklaratat që bënë. Dukesha e Sussex tronditi ku deklaroi se kishte menduar vetërvrasjen, duke shtuar, se ajo do zgjidhte gjithçka për të gjithë.
“Thjesht nuk doja të isha më gjallë. Mendova se vetëvrasja do të zgjidhte gjithçka për të gjithë”, deklaroi Meghan në atë intervistë.