“Sikur ke dalë nga burgu i grave”, ja çfarë i thotë Arjani Sarës
Sot në “Për’puthen” ishte takimi i Sarës dhe Shkëlqimit.
Shkëlqimi është boksierë dhe vendi i tij i preferuar është padyshim palestra, kështuqë si takimi i tyre i parë shkuan tek vendi i preferuar i tij.
Gjatë takimit të tyre të parë, konkurrenti kishte emocione të cilat i shprehu edhe në studio, ndërkohë që Sara ishte gjatë gjithë kohës provokuese.
Këtë ia vuri në dukje edhe opinionisti, Arjan Konomi, i cili përdori gjithashtu një batutë për Sarën.
Atij nuk i pëlqeu fakti që Sara e pyeti Shkëlqimin që në takimin e parë se cili ishte fruti i tij i preferuar, teksa u shpreh se iu duk i tepruar ngacmimi i saj.
“Sikur ke dalë nga burgu i grave”- u shpreh ai, duke bërë të qeshë Sarën dhe të gjithë të pranishmit në studio.