Sorry, no posts matched your criteria.

Si të përmisojmë imunitetin tonë

Sistemi imunitar është thelbësor për shëndetin dhe përveç një suplementi ditor, ka disa gjëra të tjera që ndikojnë  në forcimin ose dobësimin e imuitetit.Më poshtë ju sjellim të renditura gjërat që duhet të bëni për të mbështetur më tej sistemin tuaj imunitar.

Konsumoni ushqime të pasura me mikroelementë dhe eleminoni ushqimet e dëmshme

Së pari dhe më e rëndësishmja, mënyra e të ushqyerit është kryesore për të pasur një trup të shëndetshëm. Një gjë për të cilën jemi të sigurt është se trupi përdor vetitë e gjetura në ushqime të caktuara, për të mbështetur sistemin tonë imunitar. Ushqimet e pasura me vitamina C & D, ose që kanë nivele të larta zinku, mund të promovojnë shëndetin tuaj. Gjithashtu duhet të tregoni kujdes kur konsumoni ushqime që përmbajnë sheqer të rafinuar. Sepse pas konsumi të tyre, trupi ynë fillon një përgjigje inflamatore imune, e cila kur bëhet kronike, lodh sistemin imunitar.

Kuptoni rolin e inflamacionit në trup

Cilat janë shkaqet rrënjësore të inflamacionit? Ato janë pafund.  Por në fund të fundit arsyeja pse kemi një përgjigje inflamatore është sepse ai është reagimi natyror imunitar i trupit ndaj një kërcënimi. Pra, çfarë të bëjmë? Mjekët rekomandojnë që të pranojmë rolin që luan inflamacioni në trup, por mos ta lejojmë atë të dëmtojë pjesë të tjera në organizëm. Në këtë mënyrë, ju nuk do e lodhni vazhdimisht sistemin tuaj imunitar dhe nuk do e hiqni vëmendjen nga puna që duhet bërë.

Pastroni ajrin në ambientin ku ndodheni dhe sillni pak natyrë brenda

Rreziqet e toksinave në ajër janë reale dhe shumë prej nesh vuajnë pasojat. Kështu që është koha të përqendrohemi në largimin e toksinave në ajër, të tilla si kimikatet e ashpra apo edhe bakteret dhe viruset. Mjekët rekomandojnë  përdorimin e aromaterapisë për të ndryshuar përbërjen e ajrit përreth jush. Në këtë mënyrë ju do t’i jepni trupit atë që i duhet për të filluar procesin e  rigjenerimit. Sepse kur ne besojmë se po i japim trupit atë që i duhet, trupi do të fillojë të rigjenerohet. Ekspertët sugjerojnë përdorimin e vajrave esencialë, mbajtjen e dritareve hapur sa më shumë të jetë e mundur, përdorimin e një pastruesi ajri. Ju gjithashtu mund të sillni pak nga natyra në ambientin shtëpiak, duke vendosur bimë të cilat mund të ndihmojnë në pastrimin e ajrit.

Adresoni sëmundjet shoqëruese

Sëmundjet shoqëruese, janë ato sëmundje që shpesh shfaqen së bashku, si përshembull sëmundja e zemrës dhe mbipesha, sëmundja celiake dhe tiroidet, lista është e gjatë. Këto sëmundje ndikojnë në aftësinë e sistemit tonë imunitar për të luftuar sëmundjet, prandaj është e rëndësishme t’i zbuloni dhe trajtoni ato.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com