Sorry, no posts matched your criteria.

Si ndryshon jeta e njerëzve që kanë provuar eksperiencën “pranë vdekjes”?

Eksperiencat që cilësohen si “pranë vdekjes” (Near Death Experience), mund të transformojnë plotësisht personat që i përjetojnë, duke ndikuar te emocionet e tyre, perceptimi i gjërave apo edhe te prioritetet e jetës.

Të tilla eksperienca, si vizionet, ëndrrat me drita apo ndjesi të tjera “jashtë trupit” mund të vënë pikëpyetje shumë marrëdhenie, e shpesh shkaktojnë ndjesinë e se nuk i përket më të njëjtave situata në jetë.

Një studim i ri i publikuar në revistën “Psychology of Consciousness: Theory, Research, and Practice” ka analizuar për herë të parë efektet psikologjike dhe sociale që vijnë si pasojë e eksperiencave pranë vdekjes, duke zbuluar ndryshime thellësisht të dukshme në ndërgjegje si dhe në vizionin e jetës së peronave që i kanë përjetuar.  

Studimi është kryer mbi 167 njerëz që kanë provuar një traumë si eksperienca afër vdekjes, dhe falë analizave të bëra zbulohet se “dalja nga trupi”, takimi me njerëz të afërt të larguar nga jeta apo ndjesia e një paqeje të pafundme mund të bëjnë që ai që i përjeton të ndryshojë apo të modifikojë qëllimin e tij të jetës, dëshirën për të qenë në shërbim të të tjerëve dhe perceptimin se në jetë je pjesë e diçkaje shumë më të madhe nga sa kuptojmë.

Gjtihsesi, shkencëtarët që kanë ndjekur studimin shprehen se ka njerez që mund të hasin vështirësi për t’i dhënë kuptim eksperiencave të tilla, sidomos kur këto perceptime vënë në diskutim bindjet e tyre fetare apo ato ekzisteciale, vlerat personale apo parashikimet shkencore.

Gjithashtu, disa prej njerëzve që kanë përjetuar eksperiencën pranë vdekjes kanë vështirësi në shpjegimin e asaj çka kanë provuar dhe stepen për të “vënë në praktikë” ndryshimet e prioriteteve apo të marrëdhënieve të jetës së tyre.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com