Sorry, no posts matched your criteria.

Si ia doli të largohej nga droga dhe alkoli, Kastro Zizo: Kam qenë në prag të vdekjes

Kastro Zizo ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Ditë pas Dite”, ku përpos të rejave profesionale ka rrëfyer një pjesë të vështirë të jetës së tij personale, pikërisht abuzimin me alkoolin dhe drogërat. Kastro arriti që të largohej prej tyre me ndihmën e familjes. 

Ai tha se momenti kur vendosi të bënte ndryshimin në jetë ishte një natë kur kishte pasur probleme me shëndetin, madje duke qenë edhe në prag të vdekjes. Me babain e tij pranë, ai kishte vendosur që për hir të familjes, bashkëshortes, fëmijëve e njerëzve të tjerë, por edhe për hir të vetes së tij, kishte marrë vendimin për t’i dhënë fund abuzimit.

Po ashtu ai tha se “shtylla” ku është mbështetur në periudhën e vështirë të largimit nga pijet alkoolike dhe drogërat ka qenë bashkëshrotja e tij Sara, e cila sipas Kastros ka ndër të tjera nerva të hekurta që arrin ta përballojë, por duke qenë mirënjohës që i ka qëndruar gjithnjë pranë. Nga ana tjetër artisti pranoi se është penduar gjatë kësaj kohe për ato cka ka bërë në kohën e abuzimit të tij, për dëmin që i ka shkaktuar personave rrotull dhe për dhunën psikologjike që kanë përjetuar. 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com