“Si do ja bësh me ligjin pa filtra?” Fjoralba Ponari përgjigjet me foton ‘aqua e sapone’
Para disa ditësh Norvegjia vendosi një ligj për publikimin e fotove të modifikuara në rrjete sociale. Në bazë të ligjit çdo influencer që përfiton para nga postimet në Instagram do të detyrohet nga ligji të tregojë cilat foto janë të modifikuara.
Ndjekësit e Fjoralba Ponarit në rrjete sociale i kanë drejtuar moderatores simpatike një pyetje gjatë bisedës virtuale pikërisht për këtë temë.
“Si do ja bësh me këtë ligjin e ri pa filtra?”, i shkroi ndjekësi. Ndërkohë, Fjoralba zgjodhi t’i jepte një përgjigje “të bukur” duke publikuar një foto pa filtra në Instastory, të shkrepur në plazh, ku ylli i televizionit ishte ujë e sapun.