Shoferi i limuzinës padit Post Malonen, i kërkon 10 milionë dollarë
Duket se pasuria e këngëtarit Post Malone do të pësojë një goditje të madhe, e këtë herë çështja është serioze.
Një padi është ngritur së fundmi ndaj këngëtarit amerikan nga shoferi i limuzinës së tij, për shkak të mospagesës për pjesëmarrejn e këtij të fundit në një videoklip të këngëtarit.
Kjo çësthje vjen menjëherë pas betejës që 35-vjeçari ka me ish-partneren e tij Hee Sung ‘Jamie’ Park, për kujdestarinë e vajzës së tyre 3-vjeçare.
Në padinë e tij, mësuesi dhe shoferi me kohë të pjesshme Larry Deuel pretendon se Post Malone dhe Tyla Yaweh, një tjetër artist, i kanë kërkuar që të bëhet pjesë e videoklipit të këngës së tyre “Tommy Lee” në vitin 2020.
Sipas Deuel, popstari i ka kërkuar shoferit ta dërgojë deri në vendin e xhirimit, dhe më tej që të bëhet pjesë e një momenti në klip, duke marrë parasysh dakordësinë për shpërblim monetar. Sipas tij, kanë qenë disa momentet që e përfshirë në videoklip, që në shtrimin e një tapeti, te qendrimi krah limuzinës e deri te hapja e derës së saj për këngëtarët. Sipas tij, roli që ka luajtur ka qenë esencial për të treguar temën e pushtetit, pasurisë dhe privilegjeve të personazheve të njohur, çka 2 artistët kërkonin të përcillnin.
Sipas asaj që shkruan “The Daily Mail”, paditësi shpjegon se premtimi për t’u shpërblyer menjëherë nuk u mbajt dhe se ai kurrë nuk ka firmosur një kontratë që Post Malone apo Yaweh të përdorin emrin apo imazhin e tij në video. Deuel ka 5 vite që përpiqet të zgjidhë çështjen në mënyrë private me menaxherët e Post Malone apo me atë drejtpërdrejt, por sipas tij, kur u përpoq të dërgonte një letër drejt e në shtëpinë e artistit, ai u “përbuz” e u përqesh nga rojët e sigurisë.
Padia e shoferit të limuzinës kërkon që ai të dëmshpërblehet me një shumë marramendëse prej 10 milionë dollarësh për mosshlyerje të detyrimeve dhe të përdorimit të figurës së tij. Kujtojmë se videoklipi i këngës “Tommy Lee” ka arritur rreth 98 milionë klikime në Youtube.
