Shakira provoi ta falte Pique por nuk ishte e mundur…
“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”, kështu nisi deklarata e Shakirës dhe Pique, kur e publikuan të shtunën.
“Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.”- shkruan ata në një deklaratë të përbashkët pas thashethemeve se futbollisti kishte tradhëtuar këngëtaren e njohur.
Sipas “20minutos”, megjithatë, vendimi përfundimtar për t’u ndarë dhe për të lëshuar një deklaratë u mor pasi Shakira u përpoq dy herë të rregullonte marrëdhënien.
Ata raportojnë se, edhe pse lidhja filloi të shatërrohej, Shakira ishte aq e dashuruar sa u përpoq të rikthehej së bashku me Pique të paktën një herë dhe ndoshta dy herë.
Por, kjo nuk ka qenë e mundur dhe “20minutos” shtojnë se ata ishin të ndarë prej disa kohësh, edhe nëse deklarata zyrtare doli vetëm javën e kaluar.
Futbollisti ishte parë me një vajzë bjonde 22-vjeçare dhe thuhet se ajo ishte shoqe e të dashurës së Riqui Puig.