Sara Parker shfaqet e thinjur tek “Sex and the City”, ja si e komentojnë fansat
E gjithë bota po mban frymën teksa po xhirohen seritë e reja të “Sex and the City”. Në rrjet kanë nisur tashmë të qarkullojnë fotot e para nga këto xhirime, duke na sjellë pamjet e tre protagonisteve. Aktorja Sarah Jessica Parker, është fotografuar dhe gjëja që ka rënë më shumë në sy kanë qenë thinjat e saj.
Fotot e saj janë komentuar më shumë se kurrë, duke vënë theksin të flokët e saj. Janë dy grupe njerëzish, ata që mendojnë se i shkojnë thinjat dhe ata të cilët e ‘kritikojnë’ për këtë gjë. Ama nuk janë pak dhe ata që mendojnë se rikthimi i serialit do ketë drama, e mbase kjo pamje e Sarah nuk është rastësore. Kur u nda nga Bigu dhe iku në Meksikë… vazhdimi i asaj historie kushedi çdo sjellë.