Sara Hoxha bën një dedikim të veçantë për Ledion në datën e tij të lindjes
Ledion Liço feston sot ditëlindjen dhe bashkëshortja e tij, Sara Hoxha ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, ku ka bërë një urim special për të.
Ajo ka përzgjedhur momentet më të bukura të tyre dhe ka shkruar se i është përgjithmonë mirënjohëse Ledionit për atë çka ajo është sot si dhe për familjen e bukur që kanë ndërtuar.
“Gëzuar ditëlindjen @mr.ledionlico 9 vite më parë të njoha dhe kjo marrëdhënie është ajo që më bën më krenaren në jetë. Ne jemi rritur jo vetëm që ta duam njëri-tjetrin thellësisht, por jemi bërë edhe tifozët më të mëdhenj të njëri-tjetrit. Përgjithmonë mirënjohëse që më ndihmove të jem ajo që jam sot dhe që më dhe familjen më të bukur që e dua”,- ka shkruar Sara në Instagram.
Sot Ledioni bën 36 vjec dhe shumë shpejt pritet të vijë në jetë fëmija i tretë i ciftit.