Sara bëri deklaratën e fortë, reagon Atdheu
Sara dhe Atdheu dolën së bashku çift nga “Për’puthen”, duke treguar se ishin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.
Mirëpo kjo histori dashurie zgjati shumë pak. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sara me anë të një postimi në Instagram.
Fillimisht ajo ka publikuar në Instagram një shprehje ku shkruhet “Mos i beso askujt” dhe e ka pasuar me figurën e një gjarpri. Më vonë Sara ka postuar një shprehje në të cilën shkruhej “Jam 106% beqare”.
Gjithashtu Sara nuk e ndjek më Atdheun në Instagram, duke i vënë vulën ndarjes prej tij. Nga ana tjetër Atdheu vazhdon ta ndjekë Sarën, gjë që do të thotë se konflikti ka qenë i njëanshëm dhe vendimi për ndarje ka qenë vetëm nga ish-konkurrentja e “Për’puthen”.
Mirëpo Atdheu ka vendosur t’i kundërpërgjigjet Sarës me anë të një postimi në Instagram.
Ai ka publikuar në Instagram një foto të tij të shkëputur nga “Për’puthen” dhe përkrah saj ka shkruar: “Thjesht buzëqesh”.
Më pas Atdheu ka publikuar një foto me nënën e tij dhe përmes saj i ka dhënë Sarës një mesazh shumë të qartë.
“E vetmja që nuk të lë në baltë kurrë. Mami”, shkruan ai.