Sabrina Carpenter: “Jam ndier e sulmuar dhe e tallur nga burrat”
Këngëtarja e njohur 26-vjeçare, Sabrina Carpenter, ka folur hapur për marrëdhëniet e saj të vështira me meshkujt, duke pranuar se shpesh ka ndjerë sikur duhet t’i “trajnojë” ata. Në një intervistë ekskluzive për kopertinën e Vogue Italia, ajo u shpreh se ndjen një lloj konfuzioni të vazhdueshëm ndaj burrave, duke i përshkruar si një “specie jashtëzakonisht argëtuese”, për shkak të sjelljes së tyre të paparashikueshme.
Kjo kureshtje dhe marrëdhënie e ndërlikuar me gjininë mashkullore ka qenë frymëzimi kryesor për albumin e saj të ri, Man’s Best Friend. Sabrina rrëfeu për revistën se ndjen ende emocione të përziera ndaj burrave nga tërheqja deri te zhgënjimi.
Kujtojmë se ajo ka qenë në një lidhje të komentuar gjerësisht me aktorin Barry Keoghan, nga dhjetori i vitit 2023 deri në fund të vitit 2024. Marrëdhënia e tyre, sipas burimeve pranë çiftit, ka qenë e luhatshme dhe plot ulje-ngritje.