Sorry, no posts matched your criteria.

Sa peshojnë “krahët e ëngjëjve” të Victoria’s Secret? Bella Hadid ua tregon kritikëve.

Ditët e fundit, supermodelja Bella Hadid është mbuluar nga kritikat në rrjet, për ecjen në sfilatën finale në show-n e “Victoria’s Secret” ditën e enjte.

Disa njerëz online theksuan faktin se Bella po ecte me siklet të madh drejt fundit, saqë dukej sikur do të rrëzohej.

Gjithësesi, Bella nuk nguroi t’u përgjigjet komenteve negative nëpërmjet një “story” në Instagramin e saj, për t’i kujtuar fansave se ajo nuk ishte një sfilatë e normale, por me një palë krahë në kurriz.

“Në rregull. Por do të pretendojmë sikur nuk po mbaj mbi supe këto krahë shumë të bukur që peshojnë 23 kilogramë?” – shkruajti modelja, për t’i treguar të gjithëve se me një peshë të tillë, ecja ndryshon dhe sigurisht nuk është aq e thjeshtë.

Pvarësisht se Hadid u pa në një moment duke u anuar pak për shkak të krahëve të ëngjëllit, ajo gjeti sërish balancën dhe e shoqëroi gjithë ecjen e saj me mimika speciale dhe me buzëqeshjen që e karakterizon. Kujtojmë se Bella Hadid ishte një ndër modelet dhe influencueset e famshme që dominuan pasarelën e brandit të famshëm, ku përfshihen motra e saj Gigi Hadid, Alex Consani, Angel Reese, Emily Ratajkowski, veteranet Candice Swanepoel, Adriana Lima, Alessandara Ambrosio etj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com