Sa minuta aktivitet fizik duhet të bëjmë gjatë ditës për të pasur rezultate?
Askush nuk do ta kaloj gjithë ditën mbi tapetin e vrapit (më e thjeshtë është të vraposh në natyrë) prandaj edhe kërkuesit amerikan kanë zhvilluar një studim për të kuptuar se sa stërvitje na nevojitet, gjatë ditës, për të pasur jetëgjatësi dhe trup në formë.
Janë dashur 15 vite kërkime për të mbërritur në rezultatet e mëposhtme. Është vëzhguar aktiviteti i 55.000 të rriturve për të parë raportin mes stërvitjes javore dhe rrezikut të vdekjes.
Rezultati i parë i rëndësishëm ka qenë që 40% e pjesmarrësve janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet se sa pjesa tjetër e njerëzve pasiv.
Është arritur në konkluzionin se 5 deri në 10 minuta vrap në ditë, arrin të përmirësojë jo vetëm fizikun por edhe të zgjasë jetën.
A duhet të jemi të rregullt me stërvitjen?
Askush nuk ka mundësi të ushtrohet përditë por studiuesit thonë që nuk është as e nevojshme. Koha mesatare është rreth 4 orë në javë stërvitje e nivelit mesatar (edhe ecje e shpejtë) dhe rezultatet do të jenë të dukshme. Në rast se bëni stërvitje të moderuar mjaftojnë edhe 75 minuta në javë. Pra, nëse i ndani, 10 – 15 minuta në ditë do t’iu ndryshojnë jetën!